Mickoski kërkon dorëheqjen e anëtarëve të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski në ‘Facebook’ thotë se “në vend të komisionit partiak, na nevojitet një komision ekspertësh për sëmundje ngjitëse”.

“Kjo nuk është lojë. Mjaft me diktatin partiak, persona po humbin jetë. Dorëheqje menjëherë”, shkruan Mickoski, njofton Telegrafi Maqedoni.

Reklame

Gjatë ditës së sotme, kreu i Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, Zharko Karaxhovski tha se nuk ndjehet fajtor për shkak se nuk ka vrarë njeri.

Ai poashtu tha se nuk është i vetëm dhe se komisioni ka mbi 20 anëtarë./Telegrafi/