Mickoski: LSDM të tregojë se kush është deputeti 61

LSDM para dy ditësh tha se Qeveria ka mbështetjen e 61 deputetëve, por nuk deshi të zbulojë emrin e deputetit të 61-të.

Kryetari i VMRO DPMNE-së Hristijan Mickoski, i pyetur për këto deklarata të përfaqësuesve të Qeverisë, tha se nuk mund ta dijë se kush është deputeti i 61-të, por fakti që një pjesë e deputetëve të pushtetit nuk dalin hapur për ta mbrojtur Qeverinë është akt qyqar sipas tij.

Reklame

“Nuk e di, nuk do të doja të futem në teori konspiracionesh lidhur me atë se cili është deputeti i 61-të, apo kush është i 60-ti. Një gjë është e qartë, ajo për të cilën ishte dëshmitar populli, që edhe ata 59 ditën kur u votua mosbesimi i Qeverisë, nuk ishin në Kuvend dhe nuk u ndalën në mbrojtje të kësaj shumice të qeverisë, që për mua paraqet akt qyqar, pasiqë nëse ju besoni se kjo qeveri është e mirë dhe se kjo qeveri punon për interesat e qytetarëve, atëherë do të duhej të ishit në tavolinat e Kuvendit, së bashku me kolegët të kundërshtoni.”, ka deklaruar kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.