Mickoski: Mbi 1000 projekte për qytetarët, Maqedoninë patjetër ta rindërtojmë

Advertisment

Rindërtimi është vizioni jonë për ndryshim të realitetit të rëndë në të cilin jeton secili qytetar. Rindërtim i cili do të sjell më shumë për secilin dhe ndryshime të cilat do ta bëjnë Maqedoninë ashtu siç e duam ta kemi. Këtë mes tjerash e tha lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Micioski gjatë qëndrimit të tij në Manastir, sipas të cilit pason shpresë e re, hap i cili do të tregojë se, “nuk jemi të gjithë njësoj dhe se jemi ndryshe prej tyre”.

“Rindërtimi i Maqedonisë përfshin masa dhe plane që janë përgatitur më shumë muaj nga ekspertë të njohur të vendit dhe nga jashtë, ajo është e bazuar në nevoja direkte të qytetarëve që e sintetizojnë vizionin tonë me afate konkrete që unë si njeri dhe ekipi im detyrohemi se do t’i përmbushim. E keni fjalën time, ndërsa fjala e dhënë është detyrimi kryesor në të cilën bazohet imazhi dhe nderi i secilit individ”, tha Mickoski.

Reklame

Ai shton se VMRO-DPMNE dhe i gjithë ekipi i intelektualëve dhe ekspertëve rreshtohet pas një projekti të madh.

“Projekti siç thash në fillim quhet Rindërtim. Rindërtim me mbi 1000 projekte për secilin. Theksi kryesor i ‘Projektit rindërtim i i Maqedonisë’ janë ekonomia, sipërmarrësia dhe mbështetja e bizneseve, ndërsa qëllimi është i thjeshtë, më shumë para për secilin. Ne patjetër duhet që përmes ri-industrializimit dhe zhvillimit konstant ekonomik të arrijmë standarde të bazuara në vlera. Popullit i nevojiten para, në vend se demagogji, ndërsa shtetit punë dhe rezultate në vend se paaftësi dhe dështim”, tha Mickoski.

Ai nënvizon se suksesi është rezultat i zgjedhjes së drejtë të më shumë vendimeve dhe nënkupton shumë punë, zgjidhje të shumë sfidave.

“Rindërtimi vjen dhe ai do të fitojë”, nënvizon lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski.