Mickoski: Më 15 korrik i vjen fundi Zaevit dhe LSDM-së

Advertisment

Kreu i VMRO-së, Hristijan Mickoski sot bashkërisht me Igor Janushevin në Çeshinovë deklaruan se më 15 korrik i vjen fundi Zaevit dhe LSDM-së.

Na duhet që më 15 korrik të dalim në mënyrë masive, së pari ta mbrojmë vete, më pas t’i mbrojmë të gjithë ata që janë afër neve. Të dalim masivisht dhe ta rrethojmë numrin 14″, tha Mickoski, njofton Telegrafi Maqedoni.

Reklame

Mickoski tha se për shkak të mospërmbushjes së premtimeve i vjen fundit Zaevit për shkak se, sipas tij, qytetarët nuk harrojnë.

“Tashmë gënjeshtrat e Zaevit dhe funksionarëve të tyre nuk ia dalin. Zaevi duhet të mësojë se me popullin nuk ka lojëra”, tha mes tjerash Mickoski.