Mickoski përmes Tiranës i çon fjalë Thaçit? PD nuk konfirmon pohimet e kreut të PDSH-së

53

Kryetari I PDSH-së Menduh Thaçi pohon se kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski përmes Partisë Demokratike të Shqipërisë i ka çuar fjalë Thaçit për koalicion.

“Mua lideri I VMRO-së më ka dërguar ndërmjetësues të rëndësishëm nga jashtë Maqedonisë që t’I fillojmë kontaktet dhe bisedimet. Partisë Demokratike të Shqipërisë prej Kongresit të Partive Popullore Evropianë që është mbaj në Zagreb, ka nja dy muaj”, deklaroi kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi.

Sekretari i Përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së Igor Janushev disa herë rrudhi vetullat kur po i parashtrohej pyetja për pohimet e Thaçit.

“Nëse duam të ulemi dhe bisedojmë me dikë, nuk shohim arsye se pse për këtë do të na duheshin ndërmjetësues sepse në fund të ditës të gjithë njihemi, kemi komunikim të rregullt dhe nëse ka nevojë që të flasim me dikë për çfarëdolloj arsyesh, me siguri që do ta thërrisnim në telefon dhe do të caktonim takim”, u shpreh Igor Janushev nga VMRO-DPMNE.

As nga Partia Demokratike në Shqipëri nuk e konfirmojnë një gjë të tillë.

“Qëndrimi i Partisë Demokratike të Shqipërisë është që kjo parti nuk përfshihet në proceset elektorale të vendeve të tjera. Kjo është parimore për ne”, tha për TV21, Arben Kashahu, Sekretar për Çështje Ndërkombëtare i PD-së.

TV21 komunikoi po ashtu edhe me sekretarin e Partisë Demokratike në Shqipëri Arben Ristanin i cili shkruar na u përgjigj se nuk di asgjë rreth asaj që Thaçi ka deklaruar.