Mickoski: Pushteti po bën përpjekje për blerje të deputetëve

Advertisment

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski pohon se pushteti i LSDM-së po bën përpjekje për blerje të deputetëve nga VMRO-DPMNE dhe koalicioni “Ripërtëritje për Maqedoninë”, duke cekur se deputetëve po u ofrohen autorizime dhe privilegje të ndryshme, shuma të mëdha, si dhe amnisti për raste gjyqësore.

“E shfrytëzoj këtë mundësi në këtë intervistë sot të flas hapur dhe për tërë atë që po spekulohet gjithnjë e më zëshëm ditëve të fundit në opinion, e ato janë ato tentime për të tregtuar me deputetë nga disa apo nga një tjetër dhe një tjetër. Unë mund të transmetoj se me të vërtetë tmerrohem nga ajo që disa nga deputetët më transmetojnë për atë se si u afrohen njerëz të cilët janë pjesë e kryesisë së LSDM-së, u ofrojnë privilegje të ndryshme, për ta, për familjet e tyre, përmenden numra gjashtë, shtatë-shifrorë në euro, amnisti për raste gjyqësore etj. Me të vërtetë e tërë kjo shkakton zemërim brutal, jo vetë tek ata njerëz, por edhe tek unë”, thotë Mickoski.

Reklame

Lideri i VMRO-DPMNE-së, në intervistë për TV Sitel tha se tentimi i këtillë për blerje të deputetëve është pa sukses dhe se qëllimi i pushtetit në këtë mënyrë ta ribëjë vullnetin e qytetarëve nga këto zgjedhje.