Mickoski: Qeveria po shkon drejt borxhit prej 65% të BPV-së

Lideri i partisë opozitare të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, i cili është në vetizolim, përmes një video ka kritikuar politikat e qeverisë në Maqedoni, përcjell GazetaExpress.

Hristijan Mickoski nga vetizolimi theksoi se ne po ndeshim një periudhë vërtet sfiduese në aspektin ekonomik, por jo vetëm tani në këtë 2020, por edhe vitet që pasojnë pas vitit 2020.

Ai pret që kur të gjitha këto të analizohen dhe provohen në mënyrë empirike, do të kemi një rritje të borxhit të brendshëm bruto rreth 65 në 68, dhe mbase deri në 70% të nivelit të produktit të brendshëm bruto.

“Është një numër jashtëzakonisht i madh dhe historikisht më i madhi që nga pavarësia”, tha Mickoski./GazetaExpress/B.Lika/