Mickoski: Qytetarët e pakënaqur me pushtetin, kërkojnë të shkojmë në zgjedhje të parakohshme

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i ftuar në emisionin “360 Gradë”, theksoi se qytetarët që e përkrahën partinë e tij në zgjedhjet e fundit lokale kërkojnë zgjedhje të parakohshme.

Megjithatë, ai thotë se është i vetëdijshëm se zgjedhjet e parakohshme nuk do të mund të zhvillohen tani dhe menjëherë, pasi qeveria të ketë marrë shumicën në parlament.

Reklame

“Kur themi zgjedhje të parakohshme tani dhe menjëherë, jam absolutisht i vetëdijshëm se tani dhe menjëherë nuk do të thotë se sot apo nesër do të kemi zgjedhje të parakohshme parlamentare. Por duhet të fillojmë të mendojmë për këtë, sepse situata në këtë vend nuk është e mirë.

Kur them se këtu nuk është mirë, para së gjithash mendoj qytetarët që në shumicën dërrmuese në të gjitha sondazhet e opinionit publik do thosha 2/3 e shumicës thonë se vendi po ecën në drejtimin e gabuar, sepse qeveria nuk është e mirë dhe thotë qeveria duhet të largohet … shumë na thonë ne ju dhamë mbështetje, hajde, çfarë prisni? rrëzoni këta, të shkojmë në zgjedhje dhe të formojmë Qeveri”, deklaroi Hristijan Mickovski, kryetarë i VMRO-DPMNE-së. / Alsat.mk