Mickoski: Vetëm qytetarët përmes zgjedhjeve mund të mbushin sallën e Kuvendit me deputetë

Advertisment

Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski edhe njëherë ka përsëritur qëndrimin e partisë së tij se çdo tentim për thirrje të seancës së Kuvendit është jo-kushtetues. Sipas tij të vetmit që mund ta mbushin atë sallë me deputetë, janë qytetarët përmes zgjedhjeve të reja.

“Qëndrimin e VMRO-DPMNE-së do të thoja për këtë tentim jo-kushtetues të mbledhjes së ish përbërjes së kuvendit e kemi bërë publik, por ja shfrytëzoj momentin që ta përsëris.
Kjo përbërje e Kuvendit, është e kaluar, dhe mandati i deputetëve, me momentin e shpërbërjes së Kuvendit, me çrrastë votuan njëzëri 108 deputetë ka përfunduar. Ata e kthyen legjitimitetin pas tek qytetarët.

Reklame

Të vetmen mundësi që atë sallë ta mbushin sërish me deputetë janë qytetarët përmes zgjedhjeve. Nuk mundet Zoran Zaev, apo një grup i ish deputetëve të tentojnë ta shkelin Kushtetutën dhe të mblidhen në mënyrë jo-kushtetuese”, tha Mickoski.