Mickoski: Zgjedhjet të mbahen në mes të korrikut

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në konferencën e sotme për shtyp kërkoi nga presidenti i shtetit Stevo Pendarovski të vazhdojë gjendjen e jashtëzakonshme dhe gjatë kësaj kohe të përgatiten protokolle të reja për mbajtjen e zgjedhjeve në përputhje me masat për mbrojtje nga Covid-19, si dhe nën monitorim të plotë të OSBE/ODHIR. Miskoski theksoi se për VMRO-DPMNE-në këto ndryshime do të mund të arrihen deri në mes të muajit korrik.

“Keni kohë që deri në fund të ditës të vazhdoni gjendjen e jashtëzakonshme sepse VMRO-DPMNE ka dy kërkesa, së pari të hartojmë protokolle me çka do të mbrojmë shëndetin e qytetarëve, dhe së dyti të kemi zgjedhje fer, demokratike dhe inkluzive.

Reklame

Kjo do të thotë që ditën e parë kur misioni për monitorimin e zgjedhjeve nga OSBE/ODHIR të arrijë në Maqedoni, pas konferencës së parë të tyre, ditën tjetër le të fillojë kampanja dhe atë ditë le të caktojmë datën e zgjedhjeve. Sipas VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit, kjo datë do të ishte diku nga mesi i korrikut”, tha Mickoski