Mickovski: Nuk e japim Goce Dellçevin

Advertisment

Kreu i VMRO DPMNE Hristijan Mickoski beson se gjuha maqedonase dhe Goce Dellçevi nuk duhet të negociohen me Bullgarinë, sepse janë pjesë e identitetit kombëtar. Në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë”, Mickoski tha se qeveria po bën imazh të rremë të asaj çfarë saktë është në tryezën e negociatave me fqinjin e saj lindor dhe e akuzoi kryeministrin Zoran Zaev se është fajtor për memorandumin bullgar.

“Praktikisht, duke pranuar negociatat për karakterin dhe veprën e Goce Dellçevit si shtet, ne duhet të pranojmë që jemi një komb që ekziston nga viti 1945. A ka ndonjë poshtërim më të madh për të negociuar dhe të thoni se paraardhësit tanë- gjyshërit e mi, stërgjyshërit e mi që vdiqën duke luftuar për Maqedoninë, të cilët flisnin maqedonisht, tërë këtë ta zhvlerësojmë dhe ta fshimë, sepse tani një politikan i paaftë i ka vendosi në tryezën e negociatave- deklaroi Hristijan Mickoski – Kryetar i VMRO DPMNE.

Reklame

Lidhur me përplasjet brenda-partiake, Mickoski përsëriti qëndrimin se ata që kërkojnë dorëheqjen e tij janë “shërbëtorë të mafies”, por disa ish funksionarë si ish-ministri Nikola Poposki dhe ish-kryeministri teknik Emil Dimitriev nuk i fusin në të njëjtin grup.

“Nuk mund të pajtohem që këta të dy dërguan mesazhe të tilla. Nëse e shikoni veçanërisht paraqitjen e Dimitrievit, lehtë mund të vini në përfundimin se e thotë të kundërtën e asaj që tentuan ta defokusojnë disa kontribute gazetareske për fat të keq. Këta, shërbëtorët e mafies dhe këta të dy nuk duhet të barazohen sepse kanë pozicione krejtësisht të ndryshme që janë të ngjashme në drejtim me ato të VMRO DPMNE-së- pohoi Hristijan Mickoski – Lider i VMRO DPMNE-së.

Lidhur me votat e humbura në zgjedhje, Mickoski thekson se sondazhet partiake treguan se 65% e njerëzve nuk kanë dalë në votime për shkak të pandemisë Covid 19, ndërsa për masat ekonomike ai propozon vazhdimin e subvencioneve të pagave dhe nivelizimin e TVSH-së në industrinë e hotelierisë.