Migena: gazetarët e Maqedonisë së Veriut flasin kosovarçe

Advertisment

Sot në emisionin Quarantine Talk të News33 me gazetarin Eren Ali, Migena Gorenca kryeredaktorja e TVM2 kritikon gazetarët që nuk përdorin gjuhën standarde.

Migena Gorenca kryeredaktorja më e sukseshme e TVM2, me një karrierë të lartë gazetareske shprehet qartë për mediumet informative të Maqedonisë së Veriut.

Reklame

“Gazetarët e Maqedonisë së Veriut nuk e flasin gjuhën standarde shqipe as në media, as jasht medias, as në shkrime e as në të folurën e përditshme. Kjo është realiteti dhe mund të ju jap një milion shembuj ku mjafton të ktheheni dhe të ndiqni emisionet ku zhargoni i rrugës është kthyer në gjuhë moderne, dhe thonë ” Unë e bëj se jam kull be njeri”, nuk mund ta bësh se je kull be njeri sepse mediat kan standarde”- thot Migena, transmeton News33.