Mijallkov dëshmoi se kush ishte përgjegjëse për Mo nstrën

Advertisment

Me dëshminë e ish shefit të policisë sekrete Sasho Mijallkov sot në Gjykatën pe nale ka vazhduar gjykimi për rastin “Mo nstra”, që ka të bëj me vr asjen e pesëfishtë tek Liqeni i Smillkovës me 12 prill të vitit 2012.

Mijallkov sipas dëshmisë ka mësuar për ngjarjen 30 minuta pas vr asjes. Rastin e ka udhëhequr Byroja për Siguri Publike (BSP) derisa Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK) ka ndihmuar në dhënien e informatave.

Reklame

“DSKja ishte e kyçur në rolin e grumbullimit të informatave në bazë të njohurive operative. Për këtë rast ishin të angazhuara të gjitha resurset e DSKsë dhe BSPsë”, ka sqaruar Mijallkov në pyetjen e prokurores Fatime Fetai.

Pas Mijallkovit për këtë rast gjatë seancës së sotme duhet të dëshmojnë edhe Musa Xhaferi dhe Blerim Bexheti.