Mijallkov mbetet prapa grilave, Gjykata e Apelit refuzoi ankesën

Gjykata e Apelit-Shkup ka refuzuar si të pabazë ankesën e Sasho Mijallkov në lëndën “Target-Fortesa”, dhe ka konfirmuar vendimin për parab urgim.

“Gjykata e Apelit-Shkup, në seancën e sotme (12 mars 2021) ka sjell vendim me të cilin ankesa e të ak uzuarit S.M. nga Shkupi të deklaruar përmes avokatit të tij,

hidhet poshtë si të pabazë, ndërkohë që vërtetoi vendimin e shkallës së parë, me të cilën shfuqizohet masa e arrestit shtëpiak dhe ndërrohet me parabu rgim si masë për të siguruar praninë e të pandehurit”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Apelit.

 

Ish drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov me 26 shkurt u dënua me 12 vjet bu rg për rastin “Target-Fortesa”.