Miku i madh i shqiptarëve dhe Lazim Destanit emërohet drejtor i Inteligjencës Kombëtare nga presidenti Trump

Advertisment

Presidenti amerikan Donald Trump, vitin e kaluar shkarkoi nga detyra kreun e shërbimit të inteligjencës Den Koat, duke e zëvendësuar atë me një njeri shumë besnik ndaj tij, kongresistin republikan të Teksas, Xhon Retklif.

“John është burrë i jashtëzakonshëm, me talent të shkëlqyeshëm!”, ka shkruar Trump, në rrjetin social Twitter. Nëse Senati e miraton propozimin e Predsidentit Trump, Ratcliffe do ta zëvendësojë ambasadorin Richard Grenell, i cili është emëruar ushtrues i detyrës së drejtorit të Inteligjencës Kombëtare.

Reklame

Ratcliffe, një ish-Avokat i SHBA, 53-vjeçar, ka qenë një mbështetës i fortë i Presidentit Trump në të kaluarën. Ai ka shërbyer në Kongres që nga viti 2014 pasi ai e hodhi poshtë rolin e gjatë të kongresistit Ralph Hall, qysh në garën fillimore në partinë republikane. Ratcliffe ka fituar vëmendjen e publikut për rolin e spikatur që ai ka luajtur në seancat dëgjimore të Kongresit, sidomos ato që përfshinin Këshillin Special për Departamentin e Drejtësisë të Shteteve të Bashkuara, me Kryeprokuror Robert Mueller.

John Ratcliffe, kongresist republikan nga Dallas (Teksas), nuk është i panjohur për ne, ai prej vitesh ai është mik i ngushtë i shqiptarëve të Amerikës. Ai është mik i ngushtë i Biznesmenëve Shqiptaro Amerikan, Nazar Mehmeti, Ismet Smajli dhe Naim Dedushaj, përkatësisht në pozicionet e Presidentit, Sekretarit të Përgjithshëm, Ideatorit e themeluesit të Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare. Por, edhe më i rëndësishëm është për ne fakti se në këtë miqësi z. John Ratcliffe shpreh njëherësh afërsinë dhe përkrahjen e fuqishme për Kosovën dhe për vetë Rrjetin e Bizneseve të Diasporës shqiptare në botë me seli në New York. John Ratcliffe ishte i pranishëm dhe mbajti fjalën e rastit në cilësinë e të ftuarit të veçantë në “Forumin Ekonomik Mbarëkombëtar Të Diasporës Shqiptare” në New York, në vitin 2016 i organizuar nga rrjeti ynë “Shqiptaro- Amerikan”.

Rrethi i katërt i kongresit që mbulon pjesën verilindore të zonës Dallas-Fort Worth, është shumë republikan. Ai ka edhe grupin më të madh të shqiptarë amerikanëve republikan, që drejtohet nga veprimtari i njohur dhe biznesmeni i suksesshëm Nazar Mehmeti – Presidenti i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Diasporë, i cili së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të këtij rrjeti dhe veprimtarët Ylber Korca dhe Gani Fejza, janë miqt më të afërt të John Ratcliffe. Ismet Smajli, shqiptari më i afërt me kongresistin e Teksasit John Ratcliffe, nuk mundi ta “fshehë” kënaqësin e tij për këtë emrim kaq të lart të mikut të tij, duke shkruajtur në llogarinë e tij në Facebook,, miqve dhe anëtarve të Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare , se ai deshiron të ndaj me këtë rast me gjithë shqiptarët këtë lajm tepër të mirë. Ratcliffe fitoi rizgjedhjen në Kongres në 2018 me mbi 50 për qind.

Ai aktualisht shërben në Komitetin e Inteligjencës, Komitetin për Sigurinë e Brendshme dhe Komitetin e Gjyqësorit të Kongresit amerikan. Ai ka lidhje të forta me komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe njihet si mbështetës i pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe çështjes shqiptare në Ballkan. Në takime të tjera, John Ratcliffe shfaqet në krah të biznismenit tetovar Lazim Destani, Fatmir Mediut, ish-ministër i Mbrojtjes, ministrin e diasporës Pandeli Majko dhe Teuta Sahatqijës, Konsulle e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në New York.(INA)