Miku i madh i shqiptarëve, Joe Biden shumë afër nominimit për President

Miliarderi Michael Bloomberg është larguar sot nga gara e Partisë Demokratike për kandidat për President të SHBA-së pasi shënoi rezultate të dobëta në “Super të martën” dhe tha se do të mbështes ish-presidentin Joe Biden.

“Unë hyra në garë tre muaj më parë për të mposhtur Trumpin. Unë po e lë garën sot për të njëjtën arsye. Mposhtja e Trumpit nis me unifikimin krah kandidatit më të mirë. Është e qartë se ai është shoku im Joe Biden”, shkroi Blumberg në Twitter.

Reklame

Blumberg harxhoi më shumë se gjysmë miliard dollarë në fushatën e nominimit demokratik.

Në garën e së martës mes kandidatëve demokratë, Biden ka fituar bindshëm.

Pas tij janë renditur Bernie Sanders e Elizabeth Warren.