Miletet jomyslimane dhe elitat e reja në Ballkan

Advertisment

Aneksimi rus i Krimesë në vitin 1783, kryengritja serbe dhe ajo greke në vitet 1804 dhe 1821, si dhe lufta osmano-ruse e Krimesë, e viteve 1853 dhe 1877, territoret osmane në Evropë dhe Anadolli i shndërruan në poligone të ndryshimeve mjaft të rëndësishme demografike, shkruan Koha Ditore.

Tatarët myslimanë të dëbuar nga Buxhaku dhe nga Krimeja u vendosën në Anadoll dhe në Ballkan, ndërsa Kërxhalijtë në Rodope i detyruan shumë jomyslimanë që shpëtimin ta kërkonin në lugina dhe të grumbulloheshin nëpër qytete.

Reklame

Ndikimi i kulturave të huaja

Studimi i transformimit kulturoshoqëror të mileteve jomysilmane në Ballkan do të ishte i njënashëm nëse do të anashkalohej ndryshimi demografik dhe ekonomik dhe ngritja e mëpastajshme me e elitave të reja. Aneksimi rus i Krimesë në vitin 1783, kryengritja serbe dhe ajo greke në vitet 1804 dhe 1821, si dhe lufta osmano-ruse e Krimesë, e viteve 1853 dhe 1877, territoret osmane në Evropë dhe Anadolli i shndërruan në poligone të ndryshimeve mjaft të rëndësishme demografike.

Tatarët myslimanë të dëbuar nga Buxhaku dhe nga Krimeja u vendosën në Anadoll dhe në Ballkan, ndërsa Kërxhalijtë në Rodope i detyruan shumë jomyslimanë që shpëtimin ta kërkonin në lugina dhe të grumbulloheshin nëpër qytete. Spahinjtë në Serbi dhe çifligarët në Maqedoni i uzurpuan pronat e fshatarëve të krishterë apo iu vendosën atyre tatime arbitrare duke e shkelur rëndë praktikën e vjetër osmane.

Bullgarët nga Vidini dhe Llomi u zhvendosën në Rusi, që më vonë të ktheheshin në vendet nga kishin ardhur me anijet që atyre ua siguroi qeveria, ndërkaq shumë serbë u shpërngulën në Austro-Hungari. Njëkohësisht me miliona myslimanë të dëbuar nga Kaukazi, Ballkani, Vllahia dhe nga Moldavia u vendosën në Anadoll. Shumica e gagauzëve (turqëve të krishterë) i braktisën shtëpitë e tyre në Bullgari (rreth Varnës dhe Kavarnës) dhe u vendosën në Moldavi.