Miliarderi bujar! Lë bakshish shumën e 5000 mijë dollarëve, kamerierja fatlume dridhet nga emocionet!

Advertisment

Miliarderi Ernie Boch nga Boston, i la një kameriereje një bakshish që kapte shifrën e 5000 mijë dollarëve, kur vakti që ai kishte konsumuar kushtonte vetëm 157 dollarë.

Kjo gjë ndodhi në restorantin e specializuar për prodhime deti në Salisbury të Massachusttes. Sipas mediave të huaja kjo shifër lidhet me një “sfidë bakshishi” të përhapur në “Facebook”.

Reklame

“Kamerierët dhe kamerieret janë njerëz shumë të mirë”, është shprehur Boch për CBS Boston. Jannifer Navaria, kamarierja me fat që përfitoi bakshishin është shprehur në “Facebook” se bujaria e Boch bëri të mundur që ajo të pëlqente dhe më shumë punën e saj”.

Jannifer tha për CBS se ajo e njohu Boch menjëherë sapo hyri në lokal dhe dëshironte që t’i shërbente ajo tavolinës së tyre të përbërë nga katër persona. Ajo është shprehur, se nuk ishte në dijeni të bakshishit deri në momentin që grupi doli nga lokal, por në çastin që e ka parë ajo tha se filloi të dridhet nga emocionet.

“Sfida e bakshishit” të vitit 2020, u kthye në trend në rrjete sociale, pasi aktori Donnie Wahlberg la shumën e 2.020 dollarëve bakshish në Ditën e Vitit të Ri.