Milikije Halimi: E gjeta komunën e Haraçinës në borxhe të mëdha, sot krenohemi se kemi bërë investim

Advertisment

Milikije Halimi: E gjeta komunën e Haraçinës të zhytur në borxhe të mëdha, sot krenohemi se kemi bërë investime mbi 4 milion euro në rrugë, shkolla, kanalizim dhe projekte tjera

Kryetarja e Komunës së Haracinës, Milikije Halimi ka bërë me dije se e ka gjetur komunën para dy vitesh, në gjendje jashtëzakonisht të rrëndë financiare.

Reklame

Halimi ka deklaruar se me përkushtim të madh të ekipit të vet dhe mbështetjes së qeverisë qendrore, po ia del ta nxjerrë komunën nga kjo situatë e rrëndë në borxhe.

Sipas saj, deri më tani ka arritur të paguajë gjysmën e borxhit komunal, i cili borxh kap shifrën prej 30 milionë denarësh.

Për vetëm 2 vjet e gjysëm mandat, për herë të parë një grua shqiptare erdhi që të drejtoj komunën e Haracinës së Shkupit duke bërë investime kapitale në vlerë prej mbi 4 milion euro.

Bëhet fjalë për Milikije Halimin, një zonjë e hekurtë e cila vendosi që ta rregullon një komunë shiptare që plotë 30 vite ishte e lënë pas dore nga të gjitha partitë shqiptare(BDI dhe PDSH), edhe pse kishin marrë besimin e popullit.

Kryetarja e komunës , Milikije Halimi ka realizuar projekte që kushtojnë prej 4 milion e 300.000 euro me qëllim që të përmirsohen kushtet e qytetarëve dhe banorëve të këtyre vendbanimive.

Kryetarja Halimi, duke pasur prioritet të lartë rregullimin shkollave, infrastrukturës në këtë komunë, ndërtimin e rrugëve, për herë të parë ajo filloi të ndërtoj 15 kilometra rrjet të kanalizimit, si dhe projekteve tjera të cilët janë në dobi të banorëve.

Milikije Halimi për shkak të një menaxhimi tepër të suksesshëm, arriti që Haracinën t’a shndërroj në një komunë të rregulluar ku funksionon infrastruktura dhe objektet tjera publike me interes të qytetarëve.

Për këtë dëshmi janë investimet në projektet e shumta të cilët realizohen gjatë këtyre viteve nën udhëheqje të kryetares, Milikije Halimi, të cilët i promovoi përmes një video-prezantimi.

“Kemi përfunduar objektin e komunës në vlerë prej 350.000 euro, jemi duke implementuar 15 km rrjet të kanalizimit në vlerë prej 1.7 milion euro, jemi duke bërë shpuarjen e 3 bunareve në Mojancë për sigurimin e ujit të pijshëm në Komunën e Haracinës në vler prej 200.000 euro, kemi fituar për herë të parë në komunën tonë projektin për ndërtimin e cerdhes për fëmij në vler prej 800.000 eurove. Në përfundim e sipër është proekti i shëtitores. Për herë të parë në vendbanimin Haracinë do te ketë shëtitore në vlerë prej 200 mijë eurosh. Janë asfaltuar rrugë në Haracinë, Grushinë. Janë fituar 3 proekte për asfaltimin e 3 rrugëve në Haracinë dhe për fshatin Orllancë. Këta 3 rrugë kapin vlerën e 550.000 eurove ku së shpejti do të fillon realizimi. Gjatë kësaj periudhe të shkurtër janë bërë punë të jashtëzakonshme për përmirsimin e shkollave të komunës tonë. Janë meremetuar për brenda dhe jashtë shkolla e re dhe e vjetër Haracinë. Në shkollën e Grushinës përr herë të parë është investuar në nxemje qëndrore. Jemi kujdesur edhe për xhamin qëndrore dhe varrezat e dy etniteteve, shqiptare dhe maqedone”, shprehet,kryetarja, Halimi në video-prezantimin duke theksuar se këta proekte si investimet në shkollat fillore,rrjetin e kanalizimit, rregullimin e rrugëve, krijojnë kushte optimale për zhvillimin e arsimit, mireqenies sociale dhe zhvillimin e ekonomisë familjare.