Milikije Halimi i jep fund problemit disa dekadash të ujit, Haraçina me uji pa ndërprerje

AdvertismentCustom Text

Problemi i disa dekadave me ujin e pijshëm në Haraçinë, tanimë ka marrë fund. Nga komuna e bëjnë të ditur se banorët e Haraçinës tani kanë uji pandërprerje fal angazhimit maksimal të kryetares Milikije Halimi.

“E kemi lëshua në përdorim ujësjellësin në Haraçinë. Nuk do të ketë më ndërprerje, siç kishte më herët. Kryetarja Halimi ka insistuar me ngulmë që ky projekt të jetësohet sa më shpejt dhe falë angazhimit saj problemi i disa dekadave me ujin e pijshëm ka marrë fund”, thonë nga Komuna e Haraçinës.

ReklameCustom Text

Nga atje po ashtu u bëjnë apel qytetarëve që të mos përdoret uji pa nevojë dhe i njëjti të keqpërdoret. Banorët e Haraçinës shprehin konsideratë të lartë ndaj kryetares Halimi për gjithë punën që po bënë, dhe thonë se gjitha projektet që i ka premtuar edhe i ka realizuar.

“Ka punuar shumë. Madje ka bë punë edhe që nuk i takojnë komunës për banorët e komunës sonë. Ajo meriton edhe një mandat për të vazhduar t’i përmirësojë kushtet komunale”, thonë disa banorë të Haraçinës me të cilët bisedojë PRESSonline.