Milikije Halimi takon Erdoganin, zëri i Haracinës, po ndëgjohet edhe në Ankara !

Advertisment

Milikije Halimi

Ndjehem shumë e nderuar që këtyre dy ditëve, jam pjesë e “International Forum of Women in Local Governance” (Forumi Ndërkombëtar i Grave në Qeverisjen Lokale), organizuar nga organizata e grave nga Partia AK, e presidentit Rexhep Taip Erdogan.

Reklame

Unë jam një ndër panelistet e kësaj ngjarjeje me karakter ndërkombëtar, me pjesmarrjen e grave nga e gjithë bota. Qëllimi I konferencës, ka të bëjë me rrolin e gruas dhe sfidat që përballemi gjatë ushtrimit të pushtetit lokal. Përvojat janë nga më të ndryshmet, ndërsa ne treguam përvojat tona.

Konferencës iu drejtua edhe presidenti Turqisë, Shkëlqesia e Tij, Rexhep Taip Erdogan, të cilin pata rast ta takoj personalisht atë, dhe gruan e tij. Këto janë përvoja të jashtëzonshme, të cilat ndihmojnë në shkëmbimin e eksperiencave dhe modeleve zhvillimore që kanë vendet dhe shtete e ndryshme.#MerespektMilikijeHalimi