Miliona maska “të mykura” në Zvicër

Advertisment

Maskat “me myk” vijnë nga një stok i vjetër prej 13.5 milionë maskash ​​që Qeveria Federale i ka prokuruar në vitin 2007

Qeveria federale ka identifikuar prani të mykut në disa maska ​​të stoqeve të vjetra, të cilat janë shpërndarë në fillim të pandemisë së koronavirusit. Këto maska ​​do të kthehen mbrapshtë, thuhet në një njoftim nga qeveria, shkruan srf.ch.

Reklame

Maskat “me myk” vijnë nga një stok i vjetër prej 13.5 milionë maskash ​​që Qeveria Federale i ka prokuruar në vitin 2007 për përkujdesje pandemike, transmeton albinfo.ch.

Gjurmë të kontaminimit janë gjetur edhe në një grup tjetër prej rreth 300.000 maskash të tipit ​​FFFP2. Prejardhja e papastërtive të konstatuara në këto maska, është objekt i hetimeve.

Sipas Departamentit të Mbrojtjes VBS, 18 milionë maskat që departamenti ua ka shitur shitësve me pakicë në prill si një furnizim fillestar me çmimin e kostos (pa përfitim) nuk janë të prekura nga ky problem.

Sipas VBS, asnjë papastërti e tillë nuk është gjetur në mostrat e mëparshme. Por për shkak se është e pamundur të provohen të gjitha maskat, si masë paraprake tërhiqet nga tregu e tërë sasia përcjell albinfo.ch. Të gjitha këto maska ​​do të zëvendësohen pa pagesë, thonë në VBS .

Të gjithë konsumatorët të cilët mund të jenë prekur nga këto dërgesa të maskave tashmë janë kontaktuar ose po kontaktohen nga farmacia e ushtrisë, shkruan qeveria federale në komunikatën e saj.