Milloshoski: Bujar Osmani mund të ndryshojë statutin e BDl-së, jo Kushtetutën e Maqedonisë

Deputeti dhe anëtar i KQ të VMRO-DPMNE-së, Antonio Miloshoski lidhur me deklaratat e ministrit Osmani për të ndryshuar Kushtetutën në mënyrë që të jetë në favor të fqiut lindor thotë se Osmani mund të komentojë vetëm për ndryshimin e statutit të BDl-së dhe jo ndryshimin e Kushtetutës së Maqedonisë.

“Bujar Osmani si anëtar i BDl-së mund të propozojë ndryshimin e statutit të BDl-së, nëse ata kanë nevojë për të ose nëse ndiejnë ndonjë ofertë ose presion nga anëtarët e tyre. Por si Ministër i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani nuk ka të drejtë të ofrojë ndryshim për Kushtetutën e Maqedonisë, sepse ajo nuk është për shitje dhe të hapë kutinë e Pandorës për të kënaqur interesat e mëdha shtetërore të dikujt” – tha Milloshoski.

Ai shtoi se Kushtetuta e Maqedonisë është një kushtetutë evropiane shumë e denjë, demokratike dhe se sipas tij nuk ka nevojë që ajo t’i nënshtrohet ryshfetit.