Milloshovski lëshon “bomba” në Kuvend: Zaev e ka ditur me para të kujt, Boki hapi televizion (VIDEO)

Advertisment

Deputeti i opozitares VMRO-DPMNE, Antonio Milloshovski nga foltorja në Kuvend emitoi audio bisedë me të cilën pohon se në atë dëgjohet zëri i ish kryeministrit Zoran Zaev.

“Jo, i duhen para për televizionin.

Reklame

I duhen para për televizionin dhe vetëm bën kombinime të ndryshme

E pyeta “Boki bre, nga i ke marrë ato parat për televizion? Më tha: Kisha një fraer nga Kroacia dhe nga Cile (Siljan Micevski) i cili mori para për shtëpitë për pleq.

Ne disa herë në këtë mënyrë e ndihmuam atë për televizionin e tij, kryesisht për marketing, kjo ishte që në tetor – nëntor të vitit 2018”, thuhet në bisedë.

Në audio incizimin dëgjohet vetëm një zë, zëri i cili thuhet se është i Zaevit, ndërsa me kë bisedon nuk dihet.

Milloshoski, pas prezantimit të audio bisedës tha se pikërisht për këtë shkak LSDM-ja nuk do që bisedat e incizuara në mënyrë jolegale të jenë prova në procedurat gjyqësore, gjë që është inkuadruar në ligjin e ri për PP.

Dje në sallën e gjykatës për Reket ishte prezantuar komunikimi mes Zaevit dhe Bojan Jovanovskit.