Milloshovski publikoi “bombë”, për Zaevin, a është përzier ish-kryeministri në procese gjyqësore?

Antonio Milloshovski i VMRO-DPMNE-së, edhe sot publikoi “bomba” për ish kryeministrin Zoran Zaev. “Bombën” e lëshoi nga selia e partisë së tij, në të cilën pretendon se Zaev, bisedon dhe ndikon mbi vendimet e Gjykatës Supreme për lëndët e kësaj gjykate.

Pjesë nga “bomba”:

Z.Z: Ambienti në momentin kur do të ndodhe , Katica e di, për cilat procedura, me shumë durim duhet të punohet dhe vazhdojmë më tej me procesin. E di se në gjykatën Supreme do të sillet vendim i tillë. Pa Zaevin nuk mundet…

Z.Z: Ju thash prisni, do ta shihni vendimin e gjykatës Supreme dhe, op, ndodhi vendimin i gjykatës Supreme”, dëgjohet nga bomba.

Sipas Milloshoskit, Zaevi në mënyrë direkte është përzier në punën e gjyqësorit dhe sipas tij kjo paraqet shkelje ligjore dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.

“Zotëri Zaev nëpërmjet kësaj audio-incizimi tregon se nuk ka qenë vetëm kryeministër, por ka qenë edhe gjykatës suprem edhe prokuror special. Ky nuk është shtet juridik por regjim hibrid ku një person keqpërdor pushtetin ekzekutiv që të jetë edhe prokuror edhe gjykatës”, deklaroi Milloshovski.

Reaguan menjëherë nga LSDM. Deputeti Hari Llokvenec, tha se VMRO-DPMNE në bazë ditore nuk mund të funksionojnë pa gënjeshtra. Llokvenec shpjegoi se audio incizimi del nga takimet që janë mbajtur me tetë deputetët të VMRO-DPMNE-së dhe deputet nga parti të bllokut shqiptar, kur është biseduar për rendësin e sjelljes së ligjit për Prokurori publike.

“Kryetari Zaev në audio-incizimet e publikuara e komenton vendimin e Gjykatës Supreme për mosveprimin për lëndët e PPS-së pas qershorit 2017 dhe gjendje ku lëndët bien nëse nuk votohej ligji për Prokurori publike”, u përgjigj Hari Llokvenec.

Milloshovski pret që kësaj radhë Prokuroria me vetë iniciativë ta thërret Zaevin në prokurori që ta marrë në pyetje, por nëse kjo nuk ndodhë Millshovski shtoi se përsëri do t’i dërgoje material në prokurori tek Villma Ruskovska.

Ndryshe Milloshoski thotë se materialet e përgjuara i merr nga një informator anonim.