Milloshovski tenton të lëshoj bo mba për ZZ në Kuvend (video)

Advertisment

Deputeti i VMROsë, Antonio Milloshovski ka tentuar që edhe sot të lëshoj incizime në Kuvend të cilët kanë lidhje me rastin “Zhvatje”, por të njëjtin e ndali spikeri, Talat Xhaferi.
Milloshovski tha se në këto biseda dëgjohet Z.Z dhe sipas tij, ish kryeministri jo vetëm që e ka ditur rastin “Zhvatje” por tha se ka dhënë këshilla.

“Kërkoj të më lejoni që të lëshoj një incizim me çrrastë do të shihni Ju, deputetët dhe opinioni se personi Z Z është i përzier në rastin “reket”, tha Antonio Milloshovski.

Reklame

Por këtë kërkesë të Milloshoskit nuk e pranoi kreu i Kuvendit Talat Xhaferi, i cili sugjeroi Millshoskin që një incizim të tillë mund ta dërgoj tek institucionet kompetente por jo në Kuvend.

 

“Mendoj se nuk është vendi këtu. Ka institucione ku mund ta përdorni këtë incizim. Nga unë nuk keni leje. Besoj ta respektoni këtë, që kjo përbërje të përfundoj ashtu siç duhet”, than Xhaferi.