Ministri britanik i shëndetësisë: Nga nesër fillojmë testimin e vaksinës në njerëz

Advertisment

Testimi i vaksinës kundër virusit Covid-19 te njerëzit do të fillojë në Mbretërinë e Bashkuar të enjten, tha Ministri Britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock.

Ai shtoi se vaksina u zhvillua nga shkencëtarët e Universitetit të Oksfordit dhe se ajo ka një shans 80 përqind për sukses.

Reklame

Hulumtimi do të kushtojë 20 milionë funta, tha Ministri Britanik Hancock, sipas Sky Neës.

Një ekip nga Instituti Jenner në Oksford filloi prodhimin e vaksinës para se të përfundonte testimi për të siguruar një dozë prej 1 milion vaksina deri në shtator

Hancock tha që zhvillimi i vaksinës ishte “shkencë e pasigurt”, por që dy ekipe kishin bërë “përparim të shpejtë” dhe se skuadrat do të mbështeteshin plotësisht nga qeveria.

“Në të njëjtën kohë, ne do të investojmë në prodhim, kështu që nëse ndonjë prej këtyre vaksinave funksionon, ato do të jenë në dispozicion të britanikëve sa më shpejt të jetë e mundur,” tha Hancock, por paralajmëroi se asgjë nuk ishte e sigurt në proces.

Vaksina, e quajtur ChAdOx1 nCoV-19, është bërë nga një virus i shimpanzesë i padëmshëm që është i gjeneruar gjenetikisht për të kryer një pjesë të virusit të koronës. Kjo teknikë ka treguar tashmë reagime të forta imune në sëmundje të tjera.

Një marrëveshje për prodhimin e vaksinës tashmë është arritur me tre prodhues në Mbretërinë e Bashkuar dhe disa në vende të tjera.

Profesori Sarah Gilbert i Universitetit të Oksfordit tha që shpresonte se deri në 500 njerëz do të ishin pjesë e testit nga mesi i majit dhe se vetë hulumtimi do të kontrollohej plotësisht.