Ministri britanik: Parqet të qëndrojnë të hapura gjatë bllokadës së koronavirusit

Ministri britanik i strehimit dhe qeverisë lokale tha sot se parqet e qyteteve duhet të qëndrojnë të hapura gjatë bllokadës së koronavirusit, në mënyrë që familjet më pak hapësirë për të banuar, të shijojnë orët e tyre të lirisë.

Ministri Robert Jenrick tha se nuk ishte dakord me vendimin e mbylljes së hapësirave të gjelbra, dhe se i kishte bërë të qartë këshillave lokale të ndihmonin njerëzit që jetojnë në hapësira të vogla banimi.

Jenrick këshilloi se kishte këshilluar te vartësit mbajtjen hapur të varrezave për njerëz që kërkojnë qetësi, apo dëshirojnë privatisht të vendosin lule. Kjo e fundit vjen pas raportimeve se njerëzit nuk janë lejuar të vizitojnë varret e të afërmve.

Ministri tha më tej nga selia e kryeministrisë se parket janë ‘për shëndetin e kombit’, por kujtoi mbajtjen e distancës sociale gjatë vizitave.

Ai tha: “Ka pasur raste të mbylljes së parqeve në vend por kjo nuk është e drejtë. Megjithse virusi nuk bën dallim, ne e dimë se izolimi ëhtë shumë më i vështirë për njerëzit me hapësira të vogla banimi, siç janë ata që nuk kanë një kopësht ku të luajnë fëmijët. Prandaj i kam bërë të qartë këshillave që parqet të mbahen të hapura, që njerëzit të shijojnë ajrin e pastër dhe hapësirat e gjelbra, duke ruajtur distancën sociale dhe jo të grumbullohen në grupe”.

Jenrick shtoi se ishte një ‘tragjedi’ që të afërmit e viktimës 13-vjeçare të koronavirusit Mohamed Abdulwahab nuk morën dot pjesë në funeralin e tij pasi ishin në vetë-izolim: “Kjo nuk është e drejtë nuk duhet të kishte ndodhur. Funeralet do të vijonë me familjarët e afërt”, tha minsitri.