Ministri gjerman: Ata që kanë marrë 1 dozë AstraZeneca, mund të përdorin një vaksinë të dytë të ndryshme

Advertisment

Sipas ministrit gjerman të Shëndetësisë, Jens Spahn, personat që marrin vaksinën antiCOVID-19 “AstraZeneca” mund të marrin një vaksinë me një përbërës tjetër aktiv në një datë të mëvonshme.

“Kjo do të ishte e mundur pa ndonjë problem, nëse do të kishte furnizime të mjaftueshme në dispozicion, për shembull në fund të vitit, pasi të gjithëve t’u ishte ofruar një vaksinë”, shtoi ai.

Reklame

Propozimi i bën jehonë një sugjerimi të bërë disa ditë më parë nga Carsten Watzl, Sekretari i Përgjithshëm i Shoqërisë gjermane për Imunologjinë: “Ju mund të rrisni sërish më vonë imunitetin e shtuar me vaksinën “AstraZeneca” me një vaksinë ARN pa ndonjë problem”.