Ministri gjerman i Shëndetësisë: Evropa nuk ka mjaftueshëm vaksina, për të ndalur valën e tretë të koronavirusit

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn ka paralajmëruar gjatë ditës së sotme se Evropa nuk ka mjaftueshëm vaksina, për të ndalur valën e tretë të koronavirusit.

Ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn u tha gjermanëve që të ndjekin rregullat e sigurisë së koronavirusit, duke paralajmëruar se vaksinat nuk do të mbërrijnë aq shpejt sa të parandalohet një valë e tretë e pandemisë COVID-19.

“Infeksionet e reja në Gjermani po rriten me një “shpejtësi eksponenciale”, tha Spahn.

“Nuk ka doza të mjaftueshme vaksinash në Evropë për të ndaluar vetëm valën e tretë të vaksinimit,” tha Spahn në një konferencë shtypi të Premten, sipas “Deutsche Welle. “Edhe nëse dërgesat nga porositë e BE vijnë në kohë, do të duhen ende disa javë derisa grupet e rrezikut të vaksinohen plotësisht.”

Shkalla e infeksionit në Gjermani po rritet me një ritëm që nuk është parë që nga rritja rekord e muajve dhjetor dhe janar. Numrat ranë ndjeshëm në shkurt, por ata tani janë duke i ngjitur lart pasi Gjermania po hyn në një valë të tretë të pandemisë, e shtyrë nga variante të reja dhe infeksione midis njerëzve më të rinj se 65 vjeç.

Gjermania ka caktuar një fundjavë pushimi katër-ditore në fillim të Prillit për shkak të festës së Pashkëve. Spahn tha se vendi nuk është gati të pushojë rregullat e udhëtimit dhe distancimit fizik. Në fakt, tha ai, gjermanët duhet të jenë të përgatitur t’i kthehen kufizimeve më të rrepta.

Ai gjithashtu u shpreh që ishte i gatshëm për të nënshkruar një marrëveshje me Rusinë për të marrë dozat e vaksinës Sputnik V.