Ministri Hoxha inicon investim mbi 20 milionë euro për Sllupçanin

Advertisment

Gazeta KOHA mëson se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ditën e martë pritet të jap dritë të gjelbërt për projektin Penda e Sllupçanit.

Ky investim inicohet nga Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave, Arjanit Hoxha dhe do të kap një total prej mbi 20 milionë euro.

Reklame

Projekti pritet që sot të kaloj në Qeveri, ndërsa me të njëjtin do të rregullohet problemi i furnizimit me ujë të pijshëm, sistemin e ujitjes për tokat bujqësore për të gjitha vendbanimet e Komunës së Likovës.

 

Ky investim do të jetë një infuzion i mirë jo vetëm për Sllupçanin por për të gjitha vendbanimet e Komunës së Likovës.(koha.mk)