Ministri Hoxha reagon pas punesimit te maqedonasve si shqiptar

Advertisment

Reagimi i plot i ministrit Arianit Hoxha.:

Sa i takon reagimeve nga mediat dhe opinioni publik rreth punësimeve në Inspektoratin Shtetëror për Bujqësi, dua të sqaroj opinionin se ky konkurs është shpallur në dhjetor të vitit të kaluar dhe asnjë procedurë, qoftë e përzgjedhjes apo seleksionimit, nuk ka të bëjë me udhëheqësinë aktuale në Ministrinë e Bujqësisë.

Reklame

Problemi në fjalë ku në vendet e punës që parashikohen punësime për shqiptarët ndërsa plotësohen nga përfaqësues të bashkësive etnike tjera është një problem që po ndjek me vite punësimet në administratën publike, prandaj duhet urgjentisht të votohet ligji për dokumentat personale, respektivisht ligji për letërnjoftim ku me intervenimin e Lëvizjes BESA kërkohet vendosja e grafës etnike. Me këtë ndryshim ligjor përfundimisht do parandalohen keqpërdorimet gjatë punësimeve të shqiptarëve në administratën publike.