Ministri Hoxha realizoi takim me ambasdoren Gjermane, Holstein

Advertisment

Arijanit Hoxha kuadër i lëvizjes Besa që udhëheq Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujrave, sot realizoi takim me Ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë, Anke Holstein, u konfirmua bashkëpunimi i shkëlqyeshëm midis dy vendeve tona dhe mbështetja e vazhdueshme që Gjermania i ofron vendit tonë për një zhvillim më të shpejtë ekonomik.

Siç bëhet e ditur për KohaNews, Gjermania vazhdon të ofroj mbështetje të konsiderueshme përmes KfW Bank, për rehabilitimin dhe modernizimin e sistemeve të ujitjes në luginën jugore të lumit Vardar.

Reklame

“Ambasadorja Holstein, produktet agro-ushqimore maqedonase janë të mirëseardhura në tregun gjerman, sepse ato kanë shije të shkëlqyeshme dhe cilësi të provuar, duke potencuar se Gjermania do të vazhdojë edhe më tej të mbështesë Republikën e Maqedonisë së Veriut në procesin e përmbushjes dhe përshtatjes me standardet e BE-së,”

Në takim është potencuar nga ana e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujrave, gjithashtu se në procesin e negociatave me BE, ndihma dhe përvoja e Gjermanisë është jashtëzakonisht e rëndësishme për vendin tonë, si dhe për përmbushjen e rekomandimeve të raportit të KE në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural, politikës fitosanitare dhe peshkimit.