Ministri Hoxha: Sot isha në Dollnen, çështja e duhanit merr fund këtë muaj

I ftuar në emisionin “Arti i Financës” në “Klan Macedonia”, Arjanit Hoxha Ministër i Bujqësisë nga Lëvizja BESA deklaroi se çështja e duhanit do të merrë fund këtë muaj.

Ai theksoi se Duhanin do ta blejë kompania nga Prilepi dhe teprica e ngelur do të përfundojë deri në fund të këtij muaj dhe kjo çështje pres të përfundojë në fund të këtij muaj. Gjithashtu Ministri Hoxha deklaroi se i di shumë mirë problematikat e bujqve dhe se prioritet i tij kryesorë është krijimi i kushteve më të mira për punë.