Ministri i Bujqësisë Arjanit Hoxha morri pjesë në eventin e dytë të “Ditës Botërore të Vranecit 2020”

Advertisment

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arjanit Hoxha, sot morri pjesë në eventin e dytë me radhë, të “Ditës Botërore të Vranecit 2020”, së bashku me Ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe Ambasadoren e Zvicrës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Sibil Zutter Tehada.

Me organizimin e një manifestimi të këtillë sigurohet njohja e verës “Vranec”, kurse qëllimi i këtij eventi është që vera e Maqedonisë të vendoset në një kategori më të lartë vlerësuese, që për prodhuesit do të thotë pozicionim më i mirë në treg dhe të ardhura më të larta.

Reklame

Njohja e Vranecit ka të bëjë edhe me njohjen e zonave ku prodhohet, e me këtë kontribuohet edhe në ofertat turistike, si edhe me mirëmbajtjen dhe zhvillimin e zonave rurale,e veçanërisht me njohjen edhe më të madhe të vendit tonë.

Si një anëtare e ardhshme e Bashkimit Evropian, ne duam të dërgojmë një mesazh përmes “Ditës Botërore të Vranecit” se ne jemi krenarë me prodhuesit e rrushit të verës dhe prodhuesit e verës, pasi jemi të sigurt se cilësia e mirë e verës maqedonase “Vranec” do të njihet botërisht.