Ministri i jashtëm Dimitrov pas dy martesave në lidhje të re dashurie (FOTO)

Advertisment

Ministri i jashtëm Nikolla Dimitrov në moshën 48 vjeçare ka gjetur dashurinë e re, shkruan revista “Magazina e Femrës”. Ai dy herë ka qenë i martuar dhe se pas ndarjeve, tashmë ka një lidhje të re dashurie.

Sipas kësaj reviste, Dimitrov është i dashuruar me gazetaren Katarina Sinadinovska. Ai nuk po e fsheh lidhjen me te, pasi që bashkërisht po paraqiten në disa evenimente në Shkup, përcjell INA. Por, Dimitrov akoma nuk ka konfirmuar këtë lidhje të re, edhe pse ka pasur insistime nga shumë portale. Nga portali Kurir thonë se kanë komunikuar me gazetaren Sinadinovska, por që ajo nuk ka dashur të flas për jetën e saj private.

Reklame