Ministri i Mjedisit Jetësor, Naser Nuredini është futur në vetizolim

Advertisment

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në Maqedoninë e Veriut, Naser Nuredini është futur në vetizolim, pasi që ka pasur takim me një person që ka dalur pozitiv me Kovid-19.

Njoftimin për këtë e ka bërë të ditur ministri Nuredini përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

Reklame

“Dua të ju informoj të gjithëve që jam në vetë izolim nga dita e djeshme. Unë u informova se një person me të cilin kam pasur takim pune të martën ka rezultuar pozitiv për COVID 19, dhe megjithëse protokolli i distancës është respektuar, unë kam qenë i ekspozuar potencialisht ndaj virusit.

Kam bërë testim dje në mëngjes dhe për të mos rrezikuar mirëqenien e të tjerëve kam qëndruar në shtëpi që nga ajo kohë.

 

Rezultati i testit tim është negativ, por në përputhje me rekomandimin që kam marrë nga epidemiologët, unë do të qëndroj në vetë izolim në ditët në vijim dhe do të punoj nga shtëpia.

Unë ju uroj të gjithëve shëndet të mirë dhe sinqerisht kërkoj që të gjithë të kujdeseni për veten dhe të tjerët përreth jush!”, ka nënvizuar ministri Nuredini. Dy ditë më parë i infektuar me koronavirus ka rezultuar ministri i brendshëm, Oliver Spasovski, i cili dje u hospitalizua në Klinikën Infektive në Shkup. (INA)