Ministria e Buiqësisë diskriminon shqiptarët!? Ndan toka bujqësore vetëm në qytetet maqedonase

Ministri i ri i bujqësisë Ljupço Nikollovski sot ka njoftuar se ka nënshkruar mbi 900 kontrata për shfrytëzimin e tokës bujqësore deri më 3 hektarë. Sipas njoftimit të Ministrisë së Bujqësisë gjithsejt janë ndarë mbi 4000 hektarë tokë bujqësore, por ajo që bie në sy është se tokat e shtetit ndahen vetëm në qytetet etnikisht të pastërta me maqedonas, kurse siç merret vesh shpalljet për toka bukqësore në qytetet e banuara me shqiptarë janë shfuqizuar dhe nuk do të nënshkruhen.

A bëhet fjalë për diskriminim në baza etnike, mund të konstatohet lehtë nëse kemi parasysh se tokat e ndara sipas njoftimit të Ministrisë së bujqësisë kanë në qytete Manastir, Makedonski Brod, Vinicë, Dellçevë, Vinicë, Kriva Pallankë, Kavadarci, Negotinë, Veles, Rosoman, Gjevgjeli, Prilep, Berovë dhe Shtip.

Reklame

Mbetet të shihet reagimi i partive shqiptare në pushtet, në lidhje me këtë vendim diskriminues të ministrit Nikollovski. /Derveni.info