Ministrja e Arsimit e Shqiperis me mesatare 5.9 (Dokument)

22
Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, gjate ceremonise se perurimit te pjeses se re te korpusit qendror te Universitetit Politeknik te Tiranes./r/n/r/nPrime Minister Edi Rama and Minister of Education Lindita Nikolla, during the inauguration ceremony of the new part of the central corps of Tirana Polytechnic University.

Përpjekja e Edi Ramës, për të mbrojtur ministren e tij ndaj nxënësve, sipas tij ngelës, është një shkarje leksikore dhe kujtesë e pakët. Ministrja Lindita Nikolla, 32 vite më parë, nuk ka qenë studentja ekselente. Lindita Llesh Gjergji, nuk ka qenë aspak e fortëdalluar në universitet, dhe rezultatet e saj ishin të larta, më së shumti në lëndët ushtarake, ato partiake dhe në zbatimin e ç’do detyrë të organizatës bazë.

Një mesatare specialitetesh 5.9, mesatare e përgjithshme 6.8, dhe shoqerore 7.2, janë të dhënat e tre viteve të para të studentes në fakukltetin e Shkencave të Natyrës, që sipas pedagogëve të saj, ishte e vullnetshme. Studentja Gjergji, ishte e gatshme të kryente ç’do detyrë që i ngarkohej nga organizata e rinisë, sigurisht. Kështu shprehej para 32 vitesh presidenti socialist Rexhep Mejdani, dekani i fakultetit në ato vite, teksa përcillte rekomandimin për studenten, e cila përpiqej të ndërronte degë, nga që nuk po ishte aq e suksesshme në shkencat ekzakte.

Loading...

Në dhjetor te vitit 1986, Gjergji nderpreu studimet duke shpresuar të kalonte në një tjetër degë më komode për të. Por kryeministri Rama, duket se nuk ka pasur aspak kujdes të mësojë për mesataret, por më tepër sesa për rezultatet e larta, i duheshin bindja ndaj organizatës së rinisë atëherë, dhe të asaj të rilindjes tani. Zonja ministre prej dy ditësh nuk përballet dot me studentët, ndërsa pret twitterin e shefit të saj kryeministër, për t’u orientuar, se cila do të jetë përgjigja ndaj të rinjve të universiteteve.

new doc 2018-02-20 12.36.30