Ministrja: Unë jam rritur në mjedis me maqedonas, shqiptarë, turq, serb e boshnjakë

Advertisment

Rashella Mizrahi, ministrja për punë dhe politikë seciale nga radhët e VMRO-DPMNE-së ka reaguar përsëri në lidhje me atë që u përfol kohët e fundit në lidhje me prejardhjen e saj, transmeton Portalb.mk.

“Maqedonia është shteti im. Unë jam në vendim tim dhe ky është populli im. Nuk do të lejoj që askush ta etiketojë popullin tim si popull antisemitik”.

Reklame

Sipas saj, antisemitizmi këtu nuk ka ekzistuar e as nuk ekziston.

“Unë jam rritur në mjedis në bashkëjetesë edhe me maqedonas, shqiptarë dhe me turq, serb, boshnjakë, me persona me përkatësi të ndryshme etnike, nacionale dhe fetare”, deklaroi Mizrahi.