Miratohet protokolli për organizimin e ngjarjeve shtetërore

Advertisment

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme të 77-të e miratoi Protokollin për organizimin e ngjarjeve shtetërore.

Në këtë seancë, siç informojnë nga pres shërbimi qeveritar, Qeveria e shqyrtoi dhe miratoi “Informacionin për punën e Këshillit për menaxhim me financa publike me Draft-raportin vjetor për ndjekjen e zbatimit të Planit Veprues për Programin për reforma të menaxhimit me financat publike për vitin 2019, për periudhën janar të vitit 2019 – dhjetor të vitit 2019”, dhe e miratoi Planin Veprues për zbatimin e programit për reforma në menaxhimin me financat publike për vitin 2020.

Reklame

Si pjesë të konkluzioneve të kësaj pike Qeveria e angazhoi Ministrinë e Financave, Ministrinë e Ekonomisë, Drejtorinë për të Ardhura Publike, Drejtorinë e Doganave, Byronë për Furnizime Publike dhe Entin Shtetëror për Statistikë, ndërsa i rekomandoi Entit Shtetëror për Ankesa rreth furnizimeve publike dhe Entit Shtetëror për Revizion t’i realizojnë aktivitetet e Planit Veprues për zbatimin e Programit për reforma të menaxhimit me financa publike për vitin 2020 në pajtim me dinamikën e planifikuar dhe për të njëjtën t’i sigurojnë resurset e nevojshme (materiale-teknike, njerëzore dhe financiare).

Në seancën e sotme është shqyrtuar dhe miratuar edhe Informacioni për inkuadrimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut drejt programit kornizë evropian për hulumtim dhe inovacione “Horizont Evropa” (2021-2027), ndërsa Ministria e Arsimit dhe Shkencës mori detyrë të hartojë dhe të dorëzojë letër për shprehjeje të interesit për inkuadrimin e vendit ndaj Programit kornizë të Bashkimit Evropian për hulumtim dhe inovacione “Horizont Evropa” deri në fund të gushtit të vitit 2020.

Qeveria sot i miratoi edhe informacionet për përparimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në pjesën e “Gatishmërisë civile” Proces i NATO-s në planifikimin të mbrojtjes (NDPP) për periudhën janar të vitit 2020 – qershor të vitit 2020, dhe Informacionin për pjesëmarrjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Procesin e NATO-s në planifikim të mbrojtjes (NDPP).