“Mirësi dhuro, shpresë ofro”

Advertisment

Pas grumbullimit të ndihmave nga ana e donatorëve në fushatën që ndëmori OH “Kalliri i Mirësisë” me rastin e pandemisë së virusit Covid 19, OH” Kalliri i Mirësisë” – Shkup nga sot filloj me pregaditjet për paketimin e mbi 1000 pakove ushqimore të bashkangjitura me nga 25 kg miell.

Fillimi i shpërndarjes së pakove do të fillon nga e hëna nëpër qytete të ndryshme të RMV duke i përfshirë familjet me fëmijë jetim dhe familjet me kushte të rënda ekonomike.

Reklame

Edhe një herë OH” Kalliri i Mirësisë” shpreh falenderim për gjithë kontribuesit e kësaj fushate emergjente të virusit Covid 19.

Zyra për informim pranë OH “Kalliri i Mirësisë” – Shkup / 27.03.2020/