Mirësitë dhe shpërblimet e ditës së xhuma! Çfarë duhet të kemi kujdes?

Profeti i madh i njerzimit, Muhammedi [ Paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të ] ka thënë: ” “Dita më e mirë, në të cilën lind dielli, është dita e xhuma. Në atë ditë u krijua Ademi (a.s), në atë ditë hyri në xhennet, ditën e xhuma doli nga xheneti, në atë ditë vdiq, në atë ditë do të bëhet edhe Kijameti. Kur të vijë dita e xhuma, shtoni salavatet mbi mua”

Kur vjen dita e xhuma, melekët vijnë në dyert e xhamive dhe regjistrojnë besimtarët në regjistrat e tyre njërin pas tjetrit.

Pastaj në momentet që hatibi ngjit shkallët e minberit, ata i mbyllin regjistrat e tyre, ulen dhe dëgjojnë hutben bashkë me besimtarët e tjerë, që janë në xhami”.

Kjo ështe një dite shumë e rëndësishme nga ditët e tjera saqë besimtari dhe bësimtarja myslimane duhet te jene koshient ne mendim dhe dallim të saj. Profeti Muhammed [ paqja mëshira dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të ] ka thënë “Kush lahet ditën e xhuma, vesh rrobat më të mira që ka në shtëpi, parfumoset, vjen në xhami me qetësi, futet brenda dhe nuk i prish rreshtat e besimtarëve, falet sa të ketë mundësi, ulet dhe dëgjon hatibin me vëmendje, betohem në Allah se Ai do t`ia falë gjynahet e javës së kaluar dhe tre ditë më tepër”.

Në këtë ditë shtohet sadakaja. Vlera e sadakasë që jepet për xhuma, ndaj sadakasë që jepet në ditët e tjera, është si sadakaja që japim në Ramazan, krahasuar me sadakanë që jepet në muajt e tjerë. Profeti Muhammed [ paqja mëshira dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të ] ka thënë : ” “Kush vdes ditën e xhuma, ose natën e xhuma, Allahu do ta ruajë nga sprovat e varrit”.

Një kujdes të vecante duhet treguar në ditën e xhuma, sepse në gjithë këto mirësi që na ofron I madhi Zot, nuk duhet të tregohemi neglizhentë duke kryer dicka të kotë dhe duke lënë një mirësi që do na shoqërojë edhe në botën tjetër. All-llahu i Madhërishëm e beri obligim këtë ditë. Profeti Muhammed [ paqja mëshira dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të ] ka thënë: “Kush nuk i fal tre xhuma rresht pa arsye, atij personi ia vulos Zoti zemrën”.

Në ditën e xhumasë, në momentin që imami është ngjitur në mimber të xhamisë për të ligjëruar hutben, besimtarët kurrsesi nuk duhet të bashkë-bisedojnë më njëri tjetrin, kjo për shkak se largohen me një xhuma jo të plotë!

Vlla dhe motër të begatoftë Zoti i Madh, shikoi, arsyetoi, meditoi të mirat që të jep i Madhërishmi ALL-LLAH, mos e humbisni shpresen tek ZOTI i Gjithësisë se është Mëshirues i Madh. Nësë ti nuk i dije të mirat e xhumasë, tashmë sapo i mesove, kështu që mos mungo Eja edhe ti në xhuma.