Mirsad Musliu, avokati shqiptar që mbronë Kosovën në Austri (Video)

Po hynë në zyrën e tij në Vjenë të Austrisë.

Është Mirsad Musliu, avokat shqiptar që mbron të drejtat e qytetarëve austriak, përfshirë edhe shqiptarët, në gjykata dhe institucione të tjera të shtetit austriak, shkruan gazeta Lajm. Ai është nga fshati Çegran i Gostivarit. Mirsadi pasi kishte kryer klasën e pestë në fshatin e tij të lindjes, në vitin 1994 i ishte bashkuar familjes së tij në Graz të Austrisë. Në këtë qytet ai kishte vazhduar shkollimin, duke përfunduar studimet juridike në Universitetin e Carl Francit në Graz.

Në intervistën për gazetën Lajm dhe Lajm Tv, ai tregon se si ka nisur të punojë si avokat në Vjenë dhe cështjet me të cilët merret zyra e tij. Musliu më shumë merret me cështjen e nënshtetësive, bashkimeve familjare, leje qëndrimeve dhe rasteve të tjera. Avokati i vetëm shqiptar në Vjenë të Austrisë tregon se tani është duke mbrojtur Republikën e Kosovës në një rast civil.

Musliu thotë se obligim i tij është që të ndihmojë të gjithë klientët e tij, përfshirë edhe shqiptarët, që në fund të dalin të suksesshëm. Sipas tij të gjitha rastet që vijnë në zyrën e tij për tu zgjidhur janë të vecanta.