Miss-i që la kurorën dhe iu bashkua mjekëve në luftën kundër Covid-19!

Advertisment

Prej rreth 10 muajsh pandemia ka kthyer të gjithë njerëzit në një kamp, kundrejt armikut të ashtuquajtur “të padukshëm”, Covid-19.

E në këtë periudhë kaq të vështirë që po kalojmë të gjithë bluzat e bardha janë vënë në qendër të vëmendjes dhe të gjithë jemi të vetëdijshëm se pa ta nuk mund t’ia dilnim në këtë betejë.

Reklame

Këtë gjë duket ta ketë kuptuar mjaft mirë edhe Bhasha Mukherjee e shpallur “Miss Anglia” në vitin 2019. Në muajin prill ajo ka vendosur t’i bashkohet frontit të parë të luftës, pra mjekëve, në betejën kundër koronavirusit.

Bhasha ka kryer studimet për mjekësi, por u shkëput nga profesioni për të marrë pjesë në ‘Miss World’ në dhjetor 2019 ku përfaqësoi Anglinë dhe doli fituese.

Mukherjee është ftuar për te qenë ambasadore për disa bamirësi. Por, siç ka treguar edhe vetë është kontaktuar nga kolegët e saj që i thoshin se situata është me të vërtetë shumë e vështirë.

Alarmi i kuq e riktheu atë sërish në krye të detyrës. Ajo kontaktoi ekipin drejtues të spitalit për t’i njoftuar se ajo dëshironte të kthehej në punë.

“Më ftuan në Afrikë, në Turqi, pastaj në Indi, Pakistan dhe disa vende të tjera të Azisë për të qenë ambasadore për punë të ndryshme të bamirësie,” ka treguar ajo. Nuk ka kohë më të mirë për mua që të jem Miss Anglia dhe të ndihmoj Anglinë në një kohë nevoje”, – tha Mukherjee asokohe.