Misterioze/ Një grua gjendet e vdekur në banesë, 5 mjekë përfundojnë në spital

Advertisment

Një grua është gjetur e vdekur në një shtëpi në Stoke dhe pesë mjekë janë shtruar në spital pas kontaktit me mjete të rrezikshme.

The Sun rapoton se vdekja e gruas po trajtohet si e pashpjegueshme, ndërsa policët kanë filluar hetimet.

Reklame

Zëdhënsi i policisë tha që ka shumë gjasa që vdekja e gruas të ketë ardhur nga dëmtimet me materiale të rrezikshme.

“Trupi i një gruaje u gjet i pajetë në një shtëpi në Stoke. Vdekja e saj po trajtohet si e pashpjegueshme, ndaj do të pritet për përgjigjen e autopsisë“, theksoi zëdhënësi i policisë.

Policia bën me dije se po vlerësohet vendi i ngjarjes dhe se pesë mjekë janë dërguar në spitalpër kontrolle paraprake për efektet e mundshme të materialeve të dyshuara, me të cilat kanë pasur kontakt.

Policia gjithashtu konfirmon se edhe fqinjët janë evakuar dhe zona është rrethuar dhe është nën kontroll të rreptë.