Mitmarrja”, 4 policë merren në pyetje për nxjerrje informatash

Advertisment

Katër pjesëtarë të MPB-së po merren në pyetje aktualisht në Prokurori. Nga Prokuroria për krim të organizuar konfirmuan lajmin dhe thonë se policive u janë konfiskuar telefonat celular. Më shumë informata paralajmërojnë për nesër.

Jozyrtarisht, policët janë ftuar për të dhënë deklaratë nën dyshimin se kanë dhënë të dhëna të fshehta, të marra nga masa të ndryshme hetuese lidhur me rastin “Mitmarrja”. Pas marrjes së tyre në pyetje, do të dihet statusi i tyre në rastin në fjalë.

Reklame

Ndërkohë, u prononcua edhe ministri teknik i brendshëm, Naqe Çulev i cili theksoi se në pyetje janë marrë katër policë, por mohon se ata janë pjesë e ekipit të tij. “Bëhet fjalë për marrje të veprimeve zyrtare me urdhër të gjykatësit të procedurës paraprake për persona që janë të punësuar në MPB dhe të njëjtit janë të shpërndarë në vende përkatëse të punës me vendime nga ministrat paraprak, dhe aspak nuk kanë lidhje me ekipin apo kabinetin tim.

Këta persona nuk kanë marrë kurrfarë vendime nga ana ime, shkroi Çulev në statusin e tij në Facebook.