Mjekësi, krijohet për herë të parë zemra artificiale me qeliza dhe enë gjaku (Foto)

14

Shkencëtarët pohojnë se kanë realizuar printimin e parë 3D të një zemre me inde dhe enë e gjaku.

Megjithëse organi është sa madhësia e një qershie dhe nuk mund të pompojë gjakun, ekspertët thanë se krijimi i saj është një “zbulim i madh mjekësor”.

Besohet se kjo është hera e parë që është printuar ndonjëherë një zemër me qeliza, enë e gjaku dhe dhoma.

Edhe pse zemrat do të kenë nevojë për më shumë punë para se të mund të pompojnë gjakun, shkencëtarët shpresojnë të fillojnë ti testojnë zemrat artificiale brenda një viti.

Studiuesit në Universitetin Tel Aviv të Izraelit zbuluan sot krijimin e tyre dhe shpjeguan se si u krijua nga qelizat njerëzore.

 

Tal Dvir, i cili udhëhoqi projektin, tha: “Njerëzit kanë arritur të printojnë në 3D strukturën e një zemre në të kaluarën, por jo me qeliza ose me enët e gjakut”.

Dhe shtoi se është ‘hera e parë që dikush ka projektuar me sukses dhe ka shtypur një zemër të plotë të mbushur me qeliza, enët e gjakut dhe dhomat’.

Organi ka madhësinë e zemrës së një lepuri dhe mund të kontraktojë si një muskul, por nuk mund të bëjë një lëvizjen e plotë të pompimit të gjakut.

B.N/dosja.al