Mjekët shqiptarë në Gjermani: Merreni vaksinën

Advertisment

XHEMILE DHE SEFER ABDIJA: NË VERË PRITET T`I KTHEHEMI NORMALITETIT

Gjermania si një vend me sistem të lëvdëruar të shëndetësisë ka qenë e pa përgatitur për këtë virus, u shpreh kardiologu Sefer Abdija. Sipas tij, në përballje me virusin edhe Gjermania, si çdo vend, në fillim dështoi, por më pas i morën të gjitha masat domosdoshme.

Reklame

SEFER ABDIJA – KARDIOLOG

“E kemi patur shumë problem e tash jemi më të organizuar u përmbahemi kushteve higjienike jemi të detyruar, jemi të obliguar, është e nevojshme edhe GjermaNia ka qenë objekt diskursi.”

Të njëjtin mendim e ndan edhe bashkëshortja e tij, gjinekologia Xhemile Seferi. Ajo, krahas që bën thirrje për të marrë vaksinën, vlerëson se deri në muajt Mars-Prill do të kalojë kulminacioni i virusit, dhe në verë mund t`i rikthehemi normalitetit.

XHEMILE SEFERI – GJINEKOLOGE

“Për mendimin tim prill / maj mendoj të kalojmë fazën më të rëndë kështu që do bien numrat siç bien edhe në Gjermani e shofim edhe në Maqedoni siç duket numrat kanë rënë kështuqë janë lejuar disa gjëra më tepër për fatin tonë, nga fundi i marsit /prillit do lirohen edhe shkollat kështuqë mendoj edhe në Evropë të lirohen nga pak, mendoj se deri në verë shpresat janë të mëdha ta kalojmë këtë fazë”.

Ndryshe Xhemile Seferi është gjinekologia e parë femër shqiptare e cila i kreu studimet e mjekësisë në Universitetin e Berlinit në vitin 1998, pas studimeve në vitin 2006 ajo specializoi për gjinekologji, ndërkaq në vitin 2012 kaloi në spitalin Ludëig Lusstit ku punon edhe sot si mjeke gjinekologe bashkë me bashkëshortin e saj Sefer Abdija i cili është specialist i kardiologjisë si dhe shef i repartit atje. /KlanMacedonia