Mjekët tajlandezë e shëruan koronavirusin me barërat kundër HIVit

Advertisment

Mjekët tajlandezë pretendojnë se i kanë shëruar me sukses dy pacientë nga Wuhani të infektuar me koronavirus duke përdorur kombinimin e barërave antivirus, ka publikuar Ministria e Shëndetësisë së Tajlandës, transmeton CNN.

Mjekët tajlandezë e shëruan koronavirusin me barërat kundër HIVit

Reklame

Mjeku Kriangsak Atipornvanic, mjek në spitalin “Raxhaviti” në Bangkok, ka thënë se në shërimin e një pacienteje 71 vjeçe ka përdorur kombinimin e barërave të cilat përdoren në shërimin e personave të infektuar me HIV dhe me virusin e gripit.

“E kemi shëruar pacienten e cila ishte në gjendje shumë të rëndë dhe rezultatet ishin të kënaqshme. Gjendja e pacientes shumë shpejt u përmirësua, për 48 orë”, ka thënë mjeku.

 

Përfaqësuesit e ministrisë në një konferencë për medie kanë deklaruar se se analizat e fundit laboratorike kanë treguar se në sistemin e frymëmarrjes së pacientes më nuk ka gjurmë të virusit./Insajderi.com.